Kolegji Dentar

VESHTRIM I PERGJITHSHEM

Dorina Mele Company ( sot - Ivoclar Albania ) ka filluar aktivitetin në Tiranë më 1998 si klinikë dentare dhe dealer i aparaturave dhe materialeve të konsumit për mjekë dhe laborantë dentarë. Depoja dentare është distributor i autorizuar i produkteve të kompanive të njohura Ivoclar Vivadent, Bego, Kavo, Renfert, Komet Brasseler, Ceka, Alpro, Asa Dental, etj ... Në vitin 2003 kemi hapur Kolegjin e Lartë të Teknikëve Dentarë i cili funksionon edhe si një qëndër trainimi në bashkëpunim me Ivoclar dhe Bego në mbështetje të klientëve tanë duke bërë në këtë mënyrë të mundur percjelljen e teknologjisë më të fundit përmes trajnimeve të organizuara në Shqipëri, Gjermani dhe Zvicër për cdo vit. Gjatë vitit 2008 kemi krijuar një rrjet të klinikave dentare dhe një laborator modern që u jep mundësinë pacientëve të huaj dhe shqiptarë që të ketë një ndihmë shumë të kualifikuar dentare. Kompania ka vendosur një bashkëpunim të vazhdueshëm me kolegë, dentistë dhe teknikë të dhëmbëve në nivel ndërkombëtar. Ne mund të përmendim bashkëpunimin që nga janari 2008 me Dr. Peter Schraegle nga Mynih i cili asiston ndërhyrje kirurgjikale si implantologji, ekstraksione, dhe plastikë të indeve të buta dhe të forta, ose bashkëpunimin me kolegun tonë teknik dentar  Z. Artur Battenfeld nga Frankfurti, shefi i laboratorit tonë dentar.

Ne Prill te vitit 2014 klinika dentare ka filluar trajtimet ortodontoke fikse dhe te levizshme ne bashkepunim me studion dentare Sternklinik ne Gjermani www.sternklinik.net/kieferorthopaedie.html - Dr. Knut Thedens.

Materialet e përdorura në klinikë dhe në laborator janë me origjinë gjermane e zvicerane sepse ne jemi importuesit e drejtpërdrejtë të tyre në Shqipëri. Në këtë faqe ju do të gjeni një informacion të detajuar për cdo lloj shërbimi që ofrojmë.

Ju falenderojmë që keni mirësinë të na vizitoni nëpërmjet faqes sonë të internetit.



Adresa e kontakte

Tel. +355 4 225 94 25
Fax.+355 4 226 70 81
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
web :www.dorinamele.com
Dental Depot +355 69 40 93 547
Clinic +355 69 20 86 331
Gen.Manager +355 69 20 93 544

Pakt i qarte

Kompania Ivoclar Vivadent Albania u ofron klienteve te saj nje pakt te qarte ne raport midis paleve, ne favor te plote te klienteve ne lidhje me termat e qualitetit dhe garancise ne produkte e sherbime. 

 

Ivoclar Vivadent Albania konsideron marredheniet me klientet si ceshtje paresore.